Kosova shkon në zgjedhje më 7 qershor, Haxhiu shpall datën zyrtare

Pas konsultimeve me partitë politike, është vendosur data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke i hapur rrugë përgatitjeve për procesin zgjedhor.

30.04.2026. 16:24

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor për zgjedhjen e Kuvendit. Vendimi u mor pas një takimi konsultativ me përfaqësues të subjekteve politike, ku nga 17 parti të ftuara, morën pjesë 15.

Sipas saj, data është përcaktuar duke marrë në konsideratë propozimet e partive, afatet kushtetuese dhe ligjore, si dhe nevojat organizative të procesit zgjedhor. “Pas vlerësimit të të gjitha faktorëve, kam vendosur që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor”, deklaroi Haxhiu.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pritet të nisë përgatitjet konkrete në ditët në vijim, për të garantuar zhvillimin e rregullt të votimeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)