“Duhet stabilitet”, BE e zhgënjyer që politika në Kosovës nuk zgjodhi presidentin

Një zëdhënës i BE-së theksoi se mungesa e një figure unifikuese ka çuar në një situatë të paprecedentë.

Burimi: REL

30.04.2026. 13:57

“Duhet stabilitet”, BE e zhgënjyer që politika në Kosovës nuk zgjodhi presidentin

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për dështimin e forcave politike në Kosovë për të arritur një konsensus rreth zgjedhjes së presidentit të ri, duke paralajmëruar për nevojën urgjente të stabilitetit institucional në vend.

Një zëdhënës i BE-së theksoi se mungesa e një figure unifikuese ka çuar në një situatë të paprecedentë, ku Kosova do të shkojë në zgjedhje e treta brenda më pak se një viti e gjysmë.

Ai u bëri thirrje partive politike të forcojnë dialogun ndërpartiak dhe të sigurojnë funksionimin normal të institucioneve, në mënyrë që vendi të mos humbasë përfitime të rëndësishme, përfshirë ato nga Plani i Rritjes i BE-së.

Kriza politike u thellua pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Si rrjedhojë, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi u shpërnda më 28 prill.

Tashmë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të reja pas konsultimeve me partitë politike. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh, me dy datat e mundshme që përmenden të jenë 31 maji ose 7 qershori.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)