Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, KQZ ka një datë

Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit një natë më parë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një propozim konkret për datën e mbajtjes së votimeve, duke kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e procesit.

Burimi: REL

29.04.2026. 16:52

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se institucioni që ai drejton preferon që zgjedhjet të zhvillohen më 7 qershor, një nga dy datat e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. “Gjykata Kushtetuese i ka caktuar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, u shpreh ai pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

Sipas Radoniqit, organizimi i zgjedhjeve në këtë situatë kërkon kohë shtesë, duke qenë se ato vijnë pas shpërndarjes së legjislaturës së dhjetë, e cila nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues më 28 prill. Për këtë arsye, KQZ synon të ketë hapësirë të mjaftueshme për përgatitje teknike dhe logjistike.

I pyetur për buxhetin e nevojshëm, ai tha se ende nuk është diskutuar konkretisht, por pritet të jetë në nivele të përafërta me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, të cilat kushtuan rreth 7 milionë euro. Meqë ky nuk është vit i rregullt zgjedhor, KQZ do t’i drejtohet Qeverisë për sigurimin e fondeve.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit. Ndërkohë, Haxhiu ka afat 10 ditë për t’u konsultuar me partitë politike dhe për të shpallur datën përfundimtare të zgjedhjeve, të cilat do të jenë të tretat parlamentare në më pak se një vit e gjysmë në Kosovë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)