Makina u mor me qira në Rinas dhe u mbulua me bar, zbardhen detaje të reja për atentatin në Lezhë

Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Balldren të Lezhës po avancojnë, ndërsa policia ka arritur të sigurojë prova të reja që hedhin dritë mbi organizimin e atentatit ndaj bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

28.04.2026. 16:27

Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Torovicë është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Volkswagen Polo”, pa targa, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët gjatë krimit. Brenda tij janë zbuluar dy gëzhoja model 56, ndërsa automjeti paraqitej i dëmtuar në pjesën e pasme dhe anësore.

Në të njëjtin ambient, në banesën e shtetasit B. K., është konstatuar edhe një automjet tjetër identik me targa të rregullta, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë përdorur për të maskuar gjurmët e atentatit. Po ashtu, në oborr janë sekuestruar veshje të dyshuara si të përdorura nga autorët, si dhe një palë targa.

Nga hetimet paraprake rezulton se një prej të dyshuarve, shtetasi F. M., kishte marrë automjetin që motra e tij e kishte marrë me qira në Rinas. Pasi i kishte hequr targat, ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë e përdori mjetin për t’i prerë rrugën viktimave dhe për të qëlluar ndaj tyre. Pas krimit, automjeti është fshehur në oborrin e banesës, i mbuluar me bar.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin B. K., ndërsa ka nisur procedimi penal edhe ndaj babait të tij, për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në disa zona për kapjen e autorëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)