Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste, ku vetëm një ditë më parë në mbledhjen e grupit Edi Rama është përballur me Elisa Spiropalin. Berisha tha se "PS është në grahmat e fundit".
"Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi. Ajo parti është lubizuar totalisht. Ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptarëve, e vjedhjeve monstruoze që Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri dhe parlamentarët e tij i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike. Ky është komenti. Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht. Janë në grahmat e fundit të një regjimi që bën gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë", thotë ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)