Shiste drogë për turistët në plazhet e jugut, kapet shpërndarësi nga Lushnja

Sipas policisë, shtetasi E.P. u arrestua në kushtet e flagrancës pasi shiste drogë në plazhet e jugut, sidomos në zonën e Dhërmiut.

28.04.2026. 12:54

Shiste drogë për turistët në plazhet e jugut, kapet shpërndarësi nga Lushnja

Një 36 vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga nga policia e Vlorës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, shtetasi E.P. u arrestua në kushtet e flagrancës pasi shiste drogë në plazhet e jugut, sidomos në zonën e Dhërmiut.

Gjatë kontrollit në makinën e 36 vjeçarit, policia gjeti qindra doza kanabis dhe kokainë, të ndara në në doza dhe gati për t’u shitur.

Në vijim, gjatë kontrollit në ambientin ku banonte ky shtetas, në fshatin Drimadhë, u gjetën rreth 450 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.  

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e këtij shtetasi.  

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)