Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, kapet shqiptari në Itali

Ai fillimisht pranoi se ishte pronari i makinës dhe tha se kishte dalë nga rruga, por mohoi të kishte përplasur një person.

Burimi: Tgcom

28.04.2026. 13:32

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, kapet shqiptari në Itali

Një shqiptar 52-vjeçar është arrestuar në Itali pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e nevojshme.

Ngjarja ndodhi të hënën në Castel d’Aiano, në zonën malore të Apenineve pranë Bolonjës. Viktima është Gaetano Martone, 69 vjeç, me origjinë nga Caserta dhe banues në zonë. Ai u gjet i pajetë në rrugën “Via dei Piani”, ndërsa ndërhyrja e urgjencës nuk mundi ta shpëtonte.

Pak më larg vendit të aksidentit, karabinierët gjetën një fuoristradë Mercedes GLC 250 të dëmtuar. Më pas u lokalizua edhe drejtuesi i mjetit, i cili është shtetas shqiptar.

Ai fillimisht pranoi se ishte pronari i makinës dhe tha se kishte dalë nga rruga, por mohoi të kishte përplasur një person. Autoritetet italiane raportojnë se ai refuzoi testin e alkoolit, por më vonë iu nënshtrua një analize gjaku në spital.

Pas hetimeve të para, ai u arrestua me akuzat për vrasje nga pakujdesia në trafik, largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme. Aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa prokuroria po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)