Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani i ka komunikuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ndodhet pranë kolapsit ekonomik dhe kërkon hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Deklarata është bërë përmes platformës “Truth Social”, ku Trump shkruan se “Irani sapo na informoi se është në një ‘situatë kolapsi’”.
Sipas tij, Teherani kërkon që ngushtica strategjike të hapet sa më shpejt, ndërsa përpiqet të stabilizojë situatën e brendshme politike dhe udhëheqjen e vendit. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Ashtu siç është konfirmuar në këto javë të fundit, çdo zhvillim që lidhet me të ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe sigurinë globale. Deri më tani, nuk ka konfirmime zyrtare nga autoritetet iraniane për deklaratat e presidentit Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)