Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar opozitën për veprime anti-institucionale, duke theksuar se synimi i saj është bllokimi i punës së qeverisë. Në një konferencë për media, ai deklaroi se sjellja e opozitës përbën “mosnjohje të rezultatit zgjedhor”.
“Opozita ka qëllim vetëm bllokimin e qeverisë sonë. Kjo nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor”, u shpreh Kurti. Kryeministri theksoi se opozita ka penguar edhe miratimin e një pakete ekonomike, e cila sipas tij ishte në funksion të mbështetjes së qytetarëve. Ai shtoi se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duke argumentuar se proceset zgjedhore të shpeshta sjellin kosto të larta financiare dhe institucionale.
“Ne propozonim, ata refuzonin. Edhe dy kandidatët tanë u tërhoqën dhe propozuam të tjerë. Sërish refuzim”, tha ai. Ndërkohë, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit është shtyrë për në orën 19:00.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)