LDK zyrtarisht mbështet Vjosa Osmanin, i jep 15 firmat e saj, pritet reagimi i Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se këto nënshkrime garantojnë 15 vota për Osmanin në procesin e zgjedhjes së presidentit.

28.04.2026. 08:41

LDK zyrtarisht mbështet Vjosa Osmanin, i jep 15 firmat e saj, pritet reagimi i Kurtit

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën me 15 nënshkrime të deputetëve të saj në mbështetje të kandidaturës së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë në krye të presidencës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se këto nënshkrime garantojnë 15 vota për Osmanin në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese në këtë proces, për të cilat u akuzua më herët nga mazhoranca dhe vetë Albin Kurti.

Megjithatë, LDK ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues. Sipas kësaj partie, në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit është tentuar të nisë procesi i votimit pa kuorumin e nevojshëm.

“Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm. Për aktin e sotëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, deklaroi Abdixhiku.

Situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa pritet një reagim i kryeministrit Kurti për këtë kandidaturë të LDK.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)