Ende pa president, Kosova drejt zgjedhjeve? LDK propozon Vjosa Osmanin

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare për shkak të mos arritjes së dakordësisë për zgjedhjen e presidentit të ri. Sot përfundon dhe afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

28.04.2026. 07:09

Ende pa president, Kosova drejt zgjedhjeve? LDK propozon Vjosa Osmanin

Kosova po iu afrohet gjithnjë e më shumë zgjedhjeve të radhës parlamentare, për shkak të ngërçit politik të krijuar për zgjedhjen e presidentit të ri të fundit.

Afati kushtetues për kreun e ri të shtetit përfundon sot dhe palët politike ende nuk kanë treguar asnjë dakordësi se kjo çështje mund të kalohet.

Mbrëmjen e kaluar Vetëvendosje tërhoqi dy kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe propozoi dy emra të rinj ato të Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës nga shoqëria civile, por as ato nuk ndryshuan mendjen e partive opozita.

Një raund i parë votimi u mbajt më pas ku Ferite Rushiti mori 63 vota teksa kandidatja tjetër asnjë. Opozita e cila nuk ishte e pranishme në seancë e quajti këtë votim antikushtetues, pasi votimi nuk mund të kryhej pa praninë e 80 deputetëve.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij përpara votimit renditi edhe njëherë kronologjinë e zhvillimeve politike që çuan deri në këtë pikë, duke akuzuar opozitën se po bllokon vendin dhe se nuk po ushtron përgjegjësinë e saj në bazë të votës që qytetarët dhanë në fund të dhjetorit.

Kreu i qeverisë shpjegoi se dy forcave kryesore iu bën oferta tepër gjenerozë, teksa shtoi se ata nuk denjuan të sjellin as 3 emrat e tyre për kandidatë për president, në lëshimin e fundit të mazhorancës.

Kështu, për shkak të mungesës së votave të nevojshme për zgjedhje, seanca u shty për ditën e sotme në orën 10:00, kur pritet të zhvillohet raundi i radhës i votimit.

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën me 15 nënshkrime të deputetëve të saj në mbështetje të kandidaturës së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë në krye të presidencës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se këto nënshkrime garantojnë 15 vota për Osmanin në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese në këtë proces, për të cilat u akuzua më herët nga mazhoranca dhe vetë Albin Kurti.

Megjithatë, LDK ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues. Sipas kësaj partie, në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit është tentuar të nisë procesi i votimit pa kuorumin e nevojshëm.

“Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm. Për aktin e sotëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, deklaroi Abdixhiku.

Situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa pritet një reagim i kryeministrit Kurti për këtë kandidaturë të LDK.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)