FIFA po përgatitet të prezantojë ndryshime të mëdha në rregullat e pezullimit të lojtarëve për shkak të kartonëve të verdhë përpara Kupës së Botës 2026, me plane për të zvogëluar rrezikun e humbjes së ndeshjeve vendimtare eliminatore nga futbollistët kryesorë përmes kartonëve të akumuluar.
Sipas BBC Sports, organi qeverisës i futbollit botëror po shqyrton një sistem të ri amnistie me dy faza që do të çonte në heqjen e kartonave të verdhë në fund të fazës së grupeve dhe përsëri pas çerekfinaleve.
Sipas sistemit aktual të pezullimit, lojtarët pezullohen për një ndeshje pasi ndëshkohen me dy kartonë të verdhë para fazës gjysmëfinale. Në turnetë e mëparshëm, ekipet duhej të luanin pesë ndeshje për të arritur në çerekfinale, që do të thotë se lojtarët përballeshin me rrezikun e pezullimit në më pak ndeshje.
Megjithatë, Kupa e Botës 2026 do të ketë një format të zgjeruar me 48 ekipe, duke rritur numrin e ndeshjeve për shkak të një raundi të shtuar eliminator. Ekipet që arrijnë në çerekfinale tani mund të luajnë gjashtë ndeshje, duke rritur shanset që lojtarët të pezullohen për shkak të akumulimit të kartonave të verdhë.
FIFA beson se rregullat aktuale krijojnë shumë rrezik dhe mund të shohin që disa yje të futbollit, të humbasin ndeshje të rëndësishme, përfshirë gjysmëfinalet.
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
Ky rregull do të thotë që lojtarët do të përballen me pezullim vetëm nëse marrin dy kartonë të verdhë gjatë tre ndeshjeve të fazës së grupeve, ose dy kartonë të verdhë gjatë raundit të 32-ave, raundit të 16-ave dhe ndeshjeve çerekfinale.
Çështja pritet të diskutohet kur Këshilli i FIFA-s të takohet në Vancouver, të martën. Ndryshimi do të ishte një nxitje e madhe për ekipet dhe tifozët, duke ndihmuar në sigurimin që lojtarët kryesorë të mbeten të disponueshëm për ndeshjet vendimtare eliminatore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)