VIDEO/ Kaos në ndeshjen e boksit në Turqi, dhunohet boksieri rus dhe stafi i tij

Një ndeshje për titullin botëror të boksit në Turqi është shndërruar në kaos total, pasi përballja mes një boksieri turk dhe një rusi përfundoi me një sherr masiv në ring.

Burimi: Daily Mail

27.04.2026. 18:34

VIDEO/ Kaos në ndeshjen e boksit në Turqi, dhunohet boksieri rus dhe stafi i tij

Një ndeshje për titullin botëror të boksit në Turqi është shndërruar në kaos total, pasi përballja mes një boksieri turk dhe një rusi përfundoi me një sherr masiv në ring.

Ngjarja ndodhi në Trabzon, ku Emirhan Kalkan po përballej me Sergey Gorokhov për brezin e kampionit botëror të UBO. Tensionet nisën të rriteshin që në raundin e tretë, kur boksieri turk përfundoi në tokë pas një goditjeje të fortë.

Situata agravoi kur trajneri i boksierit rus iu afrua kundërshtarit, duke shkaktuar një përplasje verbale që u përshkallëzua me shpejtësi. Brenda pak sekondash, persona nga të dy kampet hynë në ring, duke e kthyer arenën në një skenë dhune.

Pamjet tregojnë dhjetëra persona që godasin njëri-tjetrin, ndërsa karrige plastike hidhen në ajër dhe përleshja përhapet edhe jashtë ringut. Forcat e sigurisë tentuan të ndërhyjnë, por nuk arritën të kontrollonin situatën.

Pavarësisht thirrjeve për qetësi nga altoparlantët, përleshja vijoi për disa minuta, duke detyruar organizatorët të ndërpresin ndeshjen para përfundimit zyrtar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për incidentin, ndërsa videot e përplasjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes, Kalkan u shpreh i zhgënjyer, duke theksuar se situata mund të ishte shmangur dhe duke kritikuar ndërhyrjen e trajnerit rus në këndin e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)