Anthony Joshua rikthehet në ring, ish-kampioni i botës do të sfidojë një shqiptar
Përballja Joshua-Prenga do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, më 25 korrik dhe cilësohet nga organizatorët si një nxehmje, para se britaniku të përballet me bashkëkombësin e tij, Tyson Fury në muajin nëntor.
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të jetë rivali i ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i çili do të rikthehet në ring rreth 7 muaj pas aksidentit fatal me makinë që ndodhi në dhjetor në Nigeri, ku ai si pasagjer shpëtoi, por ndërruan jetë dy miq të tij.
Përballja Joshua-Prenga do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, më 25 korrik dhe cilësohet nga organizatorët si një nxehmje, para se britaniku të përballet me bashkëkombësin e tij, Tyson Fury në muajin nëntor.
Fury dhe Joshua, të dy kanë qenë nga dy herë kampionë bote dhe kanë dominuar skenën globale për më shumë se një dekadë, por një përballje mes tyre nuk ishte realizuar kurrë më parë.
Megjithatë, promotori Eddie Hearn ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se përballja e shumëpritur është "nënshkruar, vulosur dhe do të realizohet". Një datë ose vend për ndeshjen Joshua kundër Fury nuk është njoftuar ende. Hearn më parë ka sugjeruar se mund të ndodhë në nëntor dhe do të transmetohet nga gjiganti Netflix.
Foto: X
"Nuk është sekret që kam marrë pak kohë për t'u konsoliduar dhe rindërtuar për të qenë gati për t'u rikthyer në ring dhe sot është hapi tjetër në atë udhëtim. Pres me padurim të garoj dhe të vazhdoj aty ku e lashë", tha Joshua pak javë më parë, teksa ndoqi një përballje në ring të Tyson Fury.
Joshua së pari duhet të kalojë shqiptarin Krisitan Prenga, i çili krenohet me një rekord prej 20 fitoresh, të gjitha me nokuat, dhe në karrierë ka regjistruar vetëm një humbje, atë me vendim unanim ndaj italianit, Giovanni Auriemma.
Prenga u ndesh për herë të fundit në shkurt kur rrëzoi Joe Jones brenda raundit të parë.
Boksieri shqiptar ka lindur në Orosh të Shqipërisë, teksa tani banon në Edgewater të New Jersey-t.
“Anthony Joshua është një boksier i shkëlqyer, por bëri një gabim të tmerrshëm në llogaritjet e tij kur më zgjodhi mua si kundërshtar. Ky është lloji i ndeshjes që ndryshon gjithçka në jetën time dhe të tijën. E di që ata kanë plane të mëdha përpara pas kësaj ndeshjeje. E di që po më anashkalojnë. Jam i lumtur për këtë. Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, tha Prenga në komentin e parë për përballjen me boksierin britanik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një veprim që shumë pasagjerë e bëjnë pa e menduar, si mbajtja hapur e dritares së avionit gjatë ngritjes dhe uljes, ka në fakt një rëndësi të madhe për sigurinë.
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
Zgjerohen hetimet për arbitrat në Itali, ku tre emra të rinj janë shtuar në listën e të dyshuarve për mashtrim sportiv, duke e çuar në pesë numrin e personave të identifikuar deri tani.
Një ndeshje për titullin botëror të boksit në Turqi është shndërruar në kaos total, pasi përballja mes një boksieri turk dhe një rusi përfundoi me një sherr masiv në ring.
Ylli i Anglisë, Jack Grealish u fotografua në një gjendje të dehur, duke rënë në gjumë të thellë në karrigen e një bari, pasi kishte pirë në një pasdite të shtune me miqtë. Në harkun kohor të 5 viteve, Jack Grealish ka përfunduar nga një yll i Anglisë dhe ‘Qytetarëve’ në të apasionuar pas alkoolit.
Imazhe të pabesueshme në kohën shtesë të ndeshjes Huesca-Zaragoza, ku portieri mysafir Esteban Andranda e rrëzoi kapitenin e ekipit vendas Jorge Pulido me një grusht që do ta bënte xheloz edhe një boksier profesionist.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha ka shijuar fitoren e skuadrës së tij Dinamo i Zagrebit që u shpall kampion i Kroacisë duke marrë titullin e 36-të.
Një tjetër përballje mes Milanit dhe Juventusit ka përfunduar pa gola, duke konfirmuar trendin e ndeshjeve të fundit mes dy gjigantëve të futbollit italian.
Komente (0)