Modric mbyll sezonin para kohe?! Kroati do të operohet

Milan merr një goditje të rëndë në prag të fazës finale të kampionatit, pasi Luka Modrić ka pësuar një dëmtim serioz.

Burimi: Sportmediaset

27.04.2026. 19:31

Modric mbyll sezonin para kohe?! Kroati do të operohet

Milan merr një goditje të rëndë në prag të fazës finale të kampionatit, pasi Luka Modrić ka pësuar një dëmtim serioz.

Klubi njoftoi se mesfushori kroat ka pësuar frakturë në fytyrë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në orët në vijim.

Modrić u dëmtua gjatë ndeshjes me Juventusin pas një përplasjeje të pavullnetshme me Locatellin, teksa tentonte të godiste topin me kokë, duke u detyruar të largohej nga fusha.

Gjendja e tij pritet të vlerësohet më tej pas operacionit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)