5 vite më parë vlente 100 mln euro, tani fle i dehur në karrigen e një bari

Ylli i Anglisë, Jack Grealish u fotografua në një gjendje të dehur, duke rënë në gjumë të thellë në karrigen e një bari, pasi kishte pirë në një pasdite të shtune me miqtë. Në harkun kohor të 5 viteve, Jack Grealish ka përfunduar nga një yll i Anglisë dhe ‘Qytetarëve’ në të apasionuar pas alkoolit.

27.04.2026. 16:31

5 vite më parë vlente 100 mln euro, tani fle i dehur në karrigen e një bari

Personi i dehur, që fle në karrigen e një bari në Mançester, në foton e mësipërme është dikush për të cilin Manchester City pagoi në verën e vitit 2021, shumën rekord prej 100 milionë euro, për ta transferuar nga Aston Villa.

Në harkun kohor të 5 viteve, Jack Grealish ka përfunduar nga një yll i Anglisë dhe ‘Qytetarëve’ në një të apasionuar pas alkoolit. Futbollisti 30-vjeçar, i cili i është nënshtruar një operacioni në këmbë dhe është ende i lënduar, mbërriti në barin ‘Stories’ në Mançester në orën 4:30 të pasdites të së shtunës, por kishte rënë në gjumë të thellë një orë më vonë.

"Miqtë e tij u përpoqën ta zgjonin, por pija duhet ta ketë lodhur shumë”, tha një dëshmitar, ndërkohë që fotot e Grealish bënë xhiron e rrjetit.

Sulmuesi, i cili ka qenë i huazuar te Evertoni këtë sezon, pritet të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe gjithashtu është jashtë Kupës së Botës me Anglinë. Në fillim të marsit, ai postoi disa foto në Instagram, duke deklaruar se "po punon shumë për t'u rikthyer më mirë dhe më i fortë se kurrë", por duket se objektivat kanë ndryshuar prej asaj kohe.

Dëmtimi dhe operacioni megjithatë nuk e kanë penguar 30-vjeçarin t’i rikthehet festave. Jack, një adhurues i argëtimit, ka krijuar një reputacion si një "kafshë feste" me kalimin e viteve.

Dhjetorin e kaluar, ai i trajtoi miqtë e tij me një festë prej 20,000 paund në Londër, e cila përfundoi në një klub striptizmi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)