Irani ka vendosur të ndalojë eksportet e çelikut, sipas njoftimit të publikuar nga “Fars Neës Agency”. Vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit që kanë goditur industrinë metalurgjike të vendit.
Sipas raportimeve, dy nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Iran, Khuzestan Steel Company dhe Mobarakeh Steel Company, kishin paralajmëruar në fillim të prillit ndërprerjen e prodhimit. Vendimi erdhi pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
Të dyja impiantet, të vendosura respektivisht në jugperëndim dhe në qendër të vendit, u bombarduan në fund të marsit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kapacitetet prodhuese. Ndalimi i eksporteve ka hyrë në fuqi që të dielën, sipas një deklarate zyrtare. Të dhënat e Shoqata Iraniane e Çelikut tregojnë se midis fundit të marsit 2025 dhe janarit 2026, Irani kishte eksportuar çelik me vlerë rreth 6.1 milionë dollarë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)