Futbollisti i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha ka shijuar fitoren e skuadrës së tij Dinamo i Zagrebit që u shpall kampion i Kroacisë duke marrë titullin e 36-të.
Skuadra e Dinamo Zagreb mundi me rezultatin 2 me 0 të zotët e shtëpisë, Varazdin. Titulli festohet katër javë nga fundi i kampionatit, ku kryesojnë me 15 pikë diferencë nga skuadra pasaardhëse e Hajdukut të Splitit.
Hoxha u aktivizua që nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme, dhe në gjithë këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë pesë asiste.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)