Derbi që vuloste tabelën për zbritjet nga kategoria në ligën e dytë spanjolle, mes Reaql Zaragoza dhe Huesca, pa këta të fundit të merrnin një fitore të madhe që i rriti shpresat e tyre për shpëtim dhe e afroi më shumë ekipin historik të Zaragozës me Divizionin e Tretë.
Huesca, pasi humbi një penallti në minutën e 6-të me Silvën, u nderua nga i njëjti lojtar, pasi ai shënoi në minutën e 65-të për të çuar ndeshjen në kohën shtesë, ku fusha e lojës u shndërrua në një ring.
Ndërsa Zaragoza kërkonte golin e barazimit, portieri Esteban Andranda e gjeti veten përballë gjyqtarit të katërt duke protestuar për vonesat, me kapitenin e ekipit vendas Jorge Pulido që i kërkoi ta ndalte.
Andranda e shtyu atë larg gjyqtarit dhe e rrëzoi përtokë, ndërsa gjyqtari i nxori kartonin e dytë të verdhë dhe e përjashtoi.
Megjithatë tensionet nuk u ndalën me kaq, pasi kur portieri i vizitorëve pa kartonin e kuq në duart e gjyqtarit, u shndërrua në një dem që kishte parë copën e kuqe të toreadorit dhe vrapoi drejt Pulidos, duke e hedhur në tokë me një grusht të drejtëpdrejtë në fytyrën e kapitenit të Huesca-s.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)