Dinamika e atentatit në Lezhë, një makinë i preu rrugën, nga tjetra dolën autorët që lëshuan mbi 30 plumba ndaj Audi Q7

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur Lezhën këtë të diel, ku një çift bashkëshortësh u ekzekutua brenda automjetit të tyre në zonën e Balldrenit.

26.04.2026. 22:37

Dinamika e atentatit në Lezhë, një makinë i preu rrugën, nga tjetra dolën autorët që lëshuan mbi 30 plumba ndaj Audi Q7

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur Lezhën këtë të diel, ku një çift bashkëshortësh u ekzekutua brenda automjetit të tyre në zonën e Balldrenit.

Sipas informacioneve të deritanishme, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci ishin duke u kthyer drejt banesës pasi kishin konsumuar drekë në një lokal të qytetit. Ngjarja ndodhi në aksin Balldren-Torovicë, pranë shtëpisë së tyre, ku autorët kishin organizuar një pritë të mirëfilltë.

Një automjet u ka prerë rrugën viktimave, duke i detyruar të ndalonin, ndërsa menjëherë më pas në vendngjarje ka mbërritur një mjet i dytë pa targa. Nga ky automjet kanë zbritur dy persona të armatosur me kallashnikov, të cilët kanë hapur zjarr me breshëri plumbash në drejtim të çiftit.

Si pasojë, të dy bashkëshortët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa makina e tyre tip “Audi Q7” është gjetur e shpuar nga plumbat. Në vend janë sekuestruar mbi 30 gëzhoja, çka tregon intensitetin e sulmit.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimave gjatë gjithë ditës dhe kanë zgjedhur momentin e duhur për të goditur. Kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth kanë filmuar të gjithë dinamikën e atentatit dhe pritet të jenë prova kyçe për identifikimin e autorëve.

Trupat e pajetë të çiftit qëndruan për disa minuta brenda automjetit deri në ndërhyrjen e zjarrfikëses. Viktimat, prindër të katër fëmijëve, banonin në fshatin Koljakaj.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa disa pista mbeten ende në shqyrtim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)