Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Balldrenit në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti luksoz.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të një mjeti tip “Audi Q7”, duke lënë të vdekur në vend një burrë dhe një grua. Automjeti rezulton i bërë shoshë nga plumbat, kryesisht në anën e shoferit dhe të pasagjerit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa një nga viktimat është identifikuar si shtetasi Kreshnik Mujeci.
Trupat e pajetë të viktimave janë gjetur brenda automjetit, ndërsa zona është rrethuar nga forcat e rendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)