U pushua nga puna pas 18 vitesh, piloti kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim, në fund pagoi 2 mijë euro

Një pilot francez me mijëra orë fluturimi ka humbur përfundimisht betejën ligjore me kompaninë ajrore ku punonte, pasi u pushua nga puna për mosrespektim të rregullave dhe deklarime të pavërteta.

Burimi: AS

26.04.2026. 17:30

Ngjarja daton në vitin 2019, kur Mickaël, pas afro dy dekadash karrierë, nuk përfundoi një kurs të detyrueshëm për rinovimin e licencës së fluturimit, i njohur si “Trajnim dhe Verifikim Aktual”. Pa këtë certifikim, ai nuk mund të vazhdonte të ushtronte profesionin.

Sipas kompanisë, piloti jo vetëm që u largua para përfundimit të trajnimit, por edhe deklaroi në mënyrë të rreme se e kishte ndjekur të gjithë kursin. Ai e pranoi të vërtetën vetëm pasi u përball me prova nga instruktori.

Në fillim, Gjykata e Punës në Créteil i dha pjesërisht të drejtë pilotit, duke e cilësuar pushimin nga puna si të pajustifikuar dhe duke i akorduar një dëmshpërblim prej 104 mijë eurosh. Por ai kërkoi më shumë, deri në 870 mijë euro, duke pretenduar shkelje të të drejtave dhe presion psikologjik nga kompania.

Megjithatë, në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit në Paris rrëzoi vendimin fillestar. Ajo e konsideroi të ligjshëm largimin nga puna, anuloi dëmshpërblimin dhe e detyroi pilotin të paguajë edhe 2 mijë euro shpenzime gjyqësore.

Në vendimin e saj, gjykata përdori një krahasim të fortë me mitologjinë greke: “Si Ikari, që ra pasi nuk iu bind të atit, edhe piloti u rrëzua sepse nuk iu bind rregullave të punëdhënësit, duke u zhytur në një rrjet gënjeshtrash”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)