“Moda” e seancave gjyqësore live, edhe Ilir Meta e kërkon në GJKKO

Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

25.04.2026. 11:21

“Moda” e seancave gjyqësore live, edhe Ilir Meta e kërkon në GJKKO

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar publikisht Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesën që seancat e procesit gjyqësor ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt për mediat. Kërkesa vjen në prag të nisjes së gjykimit në themel të dosjes ku Meta dhe katër të pandehur të tjerë janë nën akuzë.

Seanca e parë në GJKKO është caktuar të zhvillohet të hënën, më 27 prill 2026. Në deklaratën e tij, Meta thekson se transmetimi “live” do të garantonte transparencë dhe informim publik të plotë për qytetarët.

“Në funksion të informimit publik dhe transparencës, kërkoj që të gjithë gazetarëve dhe mediave t’u garantohet sinjali i transmetimit të drejtpërdrejtë nga fillimi deri në fund të procesit”, thuhej në kërkesën e tij.

Meta argumenton se, duke pasur parasysh funksionet e tij të mëparshme si President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, qytetarët kanë të drejtë të ndjekin procesin në mënyrë të hapur. Kjo nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, pasi një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)