Ashtu ka ndodhur edhe në fundjavat e mëparshme, ku në këtë periudhë me mot të mirë regjistrohen dyndje të qytetarëve drejt bregdetit apo vendeve turistike, Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimit të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës në shitje me pakicë do të jetë deri në 206 lekë për litër, ndërsa në shumicë 194 lekë për litër. Edhe benzina ka pësuar rritje, duke u vendosur në 181 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa në shumicë 169 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, kur mund të rishikohen sërish sipas lëvizjeve të tregut. Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut të karburanteve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa në rast shkeljesh mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)