“Të hënën nis përballja ime publike me mafian”, Blushi publikon letrën e Metës në kryesinë e Partisë së Lirisë

Akuza për sulme të pushtetit ndaj PL-së dhe ndaj tij personalisht, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për “ekstremizim politik” dhe për dobësimin e pluralizmit në vend.

25.04.2026. 14:38

“Të hënën nis përballja ime publike me mafian”, Blushi publikon letrën e Metës në kryesinë e Partisë së Lirisë

Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi ka bërë publike një letër të dërguar nga Presidenti i kësaj force politike, Ilir Meta. Në mesazhin e tij, ish-presidenti dhe ish-kryeministri falënderonte strukturat e partisë për qëndrimin e tyre.

Ai deklaronte se Partia e Lirisë është përballur me presion të vazhdueshëm nga ajo që e cilësoi si “narko-regjim”. Meta shprehej se për dy vite me radhë sulmet e pushtetit janë përqendruar ndaj Partisë së Lirisë dhe ndaj tij personalisht, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për “ekstremizim politik” dhe për dobësimin e pluralizmit në vend.

“Prej 2 vitesh agresioni i regjimit u përqendrua ndaj PL dhe ndaj meje si President i saj. Kjo platformë ekstremizimi politik, në thelb është platforma për zhdukjen de facto të pluralizmit politik”, thuhej në letrën e Metës.

Në fund të mesazhit, Meta paralajmëron nisjen e një përballjeje publike, duke deklaruar: “Të hënën nis përballja ime publike me mafian e George Soros”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)