Përplasen dy makina pranë Cërrikut, një viktimë dhe një i plagosur

Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Një person humbi jetën nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

24.04.2026. 22:43

Përplasen dy makina pranë Cërrikut, një viktimë dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Cërrik-Elbasan, ku për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mjekës ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me një shpejtësi të madhe.

Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i njërit prej mjeteve, teksa tjetri me urgjencë është dërguar për në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, i cili është i disati në rrugët e Shqipërisë brenda ditës së premte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)