Aksident pranë Shëngjinit, plagoset rëndë një person

Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksidenti mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Milot.

24.04.2026. 21:44

Aksident pranë Shëngjinit, plagoset rëndë një person

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot.

Sipas policisë së shtetit, aksidenti ka ndodhur shumë pranë kryqëzimit të Shëngjinit ku një makinë dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili tashmë ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve, pasi ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia në vendngjarje po heton dinamikën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)