Përgjaket aksi Fushë Krujë-Milot, humb jetën një grua, dy të plagosur

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”.

24.04.2026. 19:29

Përgjaket aksi Fushë Krujë-Milot, humb jetën një grua, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pranë zonës së Thumanës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”. Ky i fundit drejtohej nga shtetasi Ndrec Ruci, ndërsa në të udhëtonte edhe pasagjerja Tereze Laska.

Për shkak të përplasjes së fortë, Laska ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i “Passat”-it është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, një grua që ndodhej pranë rrugës, e cila u godit nga pjesë të mjetit që u shkëputën gjatë aksidentit.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë nga drejtuesi i “Passat”-it, ndërkohë që faktor ka qenë edhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)