Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 21 h më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shteti shqiptar pritet të dëmshpërblejë Gledis Nano me rreth 100 mijë euro.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përfundimisht betejën ligjore me institucionet shtetërore, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme.
Vendimi i marrë më 17 shkurt 2026 konfirmon qëndrimet e gjykatave më të ulëta, të cilat më herët kishin vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Nanos nga detyra. Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit, duke e bërë çështjen përfundimtare dhe në favor të ish-kreut të policisë.
Si pasojë e këtij vendimi, shteti shqiptar pritet të dëmshpërblejë Gledis Nano me rreth 100 mijë euro. Kjo shumë përfaqëson 60 paga mujore për një periudhë pesëvjeçare, që lidhet me mandatin ligjor të ndërprerë para kohe.
Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me arsyetimin e mosrealizimit të objektivave. Pas largimit, ai iu drejtua Gjykata Administrative, e cila i dha të drejtë në shkallë të parë. Vendimi u kundërshtua nga institucionet shtetërore, por edhe Gjykata Administrative e Apelit e la në fuqi vendimin fillestar.
Me verdiktin e fundit të Gjykatës së Lartë, procesi gjyqësor konsiderohet i mbyllur, duke vulosur fitoren ligjore të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.
Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksidenti mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Milot.
21:44 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.
21:14 47 min më parë24.04.2026.
Autori
Berisha hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë, duke pretenduar se interesa kriminale dhe abuzime financiare po rrezikojnë një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.
19:57 29 min më parë24.04.2026.
Autori
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”.
19:29 57 min më parë24.04.2026.
Autori
PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha duke e akuzuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në RMV. MEPJ e mohon këtë gjë.
19:14 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas burimeve zyrtare, njoftimi për rekursin nuk ka mundur t’i dorëzohet drejtpërdrejt ish-ministrit.
18:03 2 h më parë24.04.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e SHBA në NATO me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe partneritetin strategjik.
17:20 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuarin pranë Presidencës. Plagoset një grua.
16:50 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Burime nga ky institucion bëjnë më dije se shkak për zjarrin e datës 14 prill ka qenë një faktor i jashtëm
16:34 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Komente (0)