Kryhet ekspertiza e pallatit të djegur, kush ishte shkaku i nisjes së zjarrit?

Burime nga ky institucion bëjnë më dije se shkak për zjarrin e datës 14 prill ka qenë një faktor i jashtëm

24.04.2026. 16:34

Kryhet ekspertiza e pallatit të djegur, kush ishte shkaku i nisjes së zjarrit?

Ka përfunduar më në fund dhe ekspertiza e zjarrfikësve për shkaqet e zjarrit që dogjën pallatin shumëkatësh pranë QSUT dhe la në qiell të hapur dhjetëra familje.

Shërbimi zjarrfikës pasi kreu hetimet përkatëse ia ka dorëzuar gjetjet e tij prokurorisë së Tiranës e cila është duke hetuar këtë çështje.

Burime nga ky institucion bëjnë më dije se shkak për zjarrin e datës 14 prill ka qenë një faktor i jashtëm, që lidhet me zjarrin që ndezën disa të mitur për të djegur disa kartonë që ndodheshin në një karrocë të marketit.

Pra siç shihet zjarri katastrofik, nuk ka ardhur nga neglizhenca e shërbimit apo nga shkëndijë elektrike.

Më herët gjatë ditës, prokurorët morën në pyetje dhe fëmijët që shfaqen në video, e cili në një farë mënyrë ndihmoi në zbardhjen e kësaj ngjarje. Në praninë e psikologëve dhe prindërve, fëmijët kanë pranuar se nuk kanë pasur asgjë të qëllimshme në djegien e kartonëve.

Si pasojë e zjarrit pranë QSUT janë shkaktuar dëme të mëdha në të paktën 71 apartamente, familjarët e të cilave do të marrin një bonus qiraje deri në riparimin e tij nga ndërtuesi.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje dhe bonusin e qirasë, që do të jetë në masën e 40 mijë lekëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)