Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet vlonjati

Policia bën me dije se pas hekurave do të shkojë shtetasi Dorjan Ziflaj, i cili u ndalua në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar.

24.04.2026. 13:59

Lëvizte i armatosur në Sarandë, arrestohet vlonjati

Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Sarandë, teksa lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë.

Policia bën me dije se pas hekurave do të shkojë shtetasi Dorjan Ziflaj, i cili u ndalua në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, Dorjan Ziflaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, informon policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)