Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4%

Po ashtu do të përcaktohen kufij të rinj për bazën e vlerësuar të pagave dhe kontributeve, si dhe mënyrën e llogaritjes sipas periudhave të ndryshme të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në 2024.

24.04.2026. 16:22

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4%

Në mbledhjen e fundit të mbajtur këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka miratuar inteksimin e pensioneve në masën e 6.4%. Kjo masë pritet të aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar të kontributeve deri në vitin 2024.

Në bazë të këtij vendimi, koeficienti i ri i indeksimit do të përdoret për përcaktimin e masës fillestare të pensioneve për qytetarët që fitojnë të drejtën nga data 1 janar 2026 e në vazhdim.

Po ashtu do të përcaktohen kufij të rinj për bazën e vlerësuar të pagave dhe kontributeve, si dhe mënyrën e llogaritjes sipas periudhave të ndryshme të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në 2024.

Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe do të zbatohen vetëm për pensionet e reja që caktohen nga viti 2026.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe konsiderohet pjesë e përditësimit të formulës së pensioneve në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)