Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 22 h më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha duke e akuzuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në RMV. MEPJ e mohon këtë gjë.
Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, pas publikimit të një mesazhi që pretendohet se është shkruar nga ministri gjatë një komunikimi me vartësit e tij.
Në mesazh pretendohet se ministrit Hoxha ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata “idiotë”.
Për këtë arsye, kreu i grupit të PD, Bardhi dënon me forcë këtë gjuhë të Hoxhës dhe kërkon largimin e tij nga detyra.
“Dënoj me forcën më të madhe dhe pa asnjë ekuivok deklaratën skandaloze dhe fyese të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Kjo gjuhë e papërgjegjshme dhe denigruese jo vetëm që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve, por krijon bindjen se kemi të bëjmë me një përfaqësues që flet në frymën e propagandës së huaj dhe jo në interes të Republikës së Shqipërisë. Kjo deklaratë është e denjë vetëm për Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç.
Një retorikë e tillë bie haptazi ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin politik dhe institucional ta shkarkojë pa asnjë hezitim dhe të distancohet publikisht dhe qartë nga kjo gjuhë fyese dhe e papranueshme, që të kujton retorika të errëta të së kaluarës kundër shqiptarëve.
Çdo minutë më shumë në detyrë është një fyerje për shqiptarët dhe një njollë për Republikën e Shqipërisë”, shkruan Bardhi.
Ndërkohë që Ministria e Jashtme ka reaguar menjëherë për këtë pretendim, duke e cilësuar atë si të pavërtetë.
“Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.
Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, shkruhet në reagim.
Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksidenti mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Milot.
21:44 55 min më parë24.04.2026.
Autori
Shteti shqiptar pritet të dëmshpërblejë Gledis Nano me rreth 100 mijë euro.
21:29 40 min më parë24.04.2026.
Autori
Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.
21:14 25 min më parë24.04.2026.
Autori
Berisha hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë, duke pretenduar se interesa kriminale dhe abuzime financiare po rrezikojnë një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.
19:57 51 min më parë24.04.2026.
Autori
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”.
19:29 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas burimeve zyrtare, njoftimi për rekursin nuk ka mundur t’i dorëzohet drejtpërdrejt ish-ministrit.
18:03 2 h më parë24.04.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e SHBA në NATO me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe partneritetin strategjik.
17:20 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuarin pranë Presidencës. Plagoset një grua.
16:50 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Burime nga ky institucion bëjnë më dije se shkak për zjarrin e datës 14 prill ka qenë një faktor i jashtëm
16:34 4 h më parë24.04.2026.
Autori
Komente (0)