Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 23 h më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë deklaratës, kryeministri ka përmendur edhe disa propozime që, sipas tij, i janë bërë partive opozitare për të zhbllokuar situatën politike.
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje publike për shmangien e zgjedhjeve të reja, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë me funksionimin e institucioneve ekzistuese dhe të zgjedhë Presidentin brenda Legjislaturës aktuale.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Kurti deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të sillte kosto të panevojshme financiare dhe do të zgjaste krizën institucionale. Sipas tij, vetëm organizimi i një procesi të ri zgjedhor do t’i kushtonte buxhetit të shtetit rreth 10 milionë euro, pa garanci për ndryshim të balancave politike në Kuvend.
Ai ka theksuar se problemi kryesor mbetet sigurimi i kuorumit prej 80 votash për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin domosdoshmërisht këtë ngërç institucional. Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë në zgjedhje dhe, sipas tij, kjo duhet të reflektohet në formimin dhe stabilitetin e institucioneve.
Gjatë deklaratës, kryeministri ka përmendur edhe disa propozime që, sipas tij, i janë bërë partive opozitare për të zhbllokuar situatën politike. Ai tha se ka ofruar bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përfshirë poste ekzekutive dhe ndryshime në drejtimin e Kuvendit, por këto oferta janë refuzuar. Po ashtu, ai tha se janë propozuar alternativa edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
"Kam bërë ofertë për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo ofertë përfshinte: postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. U refuzua.Kam propozuar edhe një alternativë tjetër: ndërrimin e pozitave mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, LDK të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit, Kryetarja aktuale të bëhej nënkryetare. Me këtë rast LVV nuk do t’i kishte tre pozitat e larta shtetërore siç ankoheshin deri më tani. U refuzua edhe kjo", shprehet Kurti.
Kurti shton se, pavarësisht takimeve dhe diskutimeve, nuk është paraqitur ende një emër konsensual për Presidentin nga opozita, duke e cilësuar këtë si një nga pengesat kryesore për tejkalimin e bllokadës.
Kuvendi i Kosovës miratoi me shumicë votash marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në Bordin e Paqes.
18:46 3 h më parë24.04.2026.
AutoriAta të tre janë pjesë e një grupi prej 42 personash të akuzuar për sulmin që ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh, fillimisht bllokoi një urë në fshatin Banjskë në komunën e Zveçanit.
15:38 6 h më parë24.04.2026.
Autori
Rreth orës 21:00, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle të rastësishme në autostradën kombëtare, pranë Kiatos, ndaluan automjetin e tij dhe sapo hapën bagazhin nuk ju besuan syve nga ajo çka panë. Sipas mediave greke në bagazh gjendeshin 1 milionë e 150 mijë euro cash.
14:13 8 h më parë24.04.2026.
Autori
Rexhep Qosja kishte lënë një amanet që prej vitit 2016 që në varrimin e tij nuk donte asnjë ritual fetar apo prani shtetërore.
19:49 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti theksoi se ky ligj synon të mbrojë qytetarët nga rritjet e menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve në raste të destabilizimit të tregut.
19:05 1 ditë më parë23.04.2026.
AutoriMedia greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
18:51 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Kosova do të jetë në zi ditën e nesërme në nder të akademikut Rexhep Qosja i cili ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare.
16:15 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Ish kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga policia e shtetit fqinj pasi dyshohet se ka përvetësuar 700 mijë euro nga fondet që ka dhënë UEFA.
10:29 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Kurti shtoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja gjithashtu do t’iu kushtojë qytetarëve të Kosovës miliona euro nga buxheti i shtetit.
21:06 2 ditë më parë22.04.2026.
Autori
Komente (0)