Kampioni i xhudos kapet me 1.15 milionë euro në bagazh

Rreth orës 21:00, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle të rastësishme në autostradën kombëtare, pranë Kiatos, ndaluan automjetin e tij dhe sapo hapën bagazhin nuk ju besuan syve nga ajo çka panë. Sipas mediave greke në bagazh gjendeshin 1 milionë e 150 mijë euro cash.

Burimi: Protothema

24.04.2026. 14:13

Kampioni i xhudos kapet me 1.15 milionë euro në bagazh

Një burrë me një CV plot me medalje dhe një dosje të pastër kriminale është vendosur në qendër të një prej rasteve më të çuditshme të policisë greke, pasi u ndalua të mërkurën në mbrëmje, në autotradën Athinë-Korinth.

Rreth orës 21:00, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle të rastësishme në autostradën kombëtare, pranë Kiatos, ndaluan automjetin e tij dhe sapo hapën bagazhin nuk ju besuan syve nga ajo çka panë.

Sipas mediave greke në bagazh gjendeshin 1 milionë e 150 mijë euro cash, të futura në çanta të thjeshta supermarketi.

Shoferi, një kampion i njohur botëror në xhudo, u dërgua menjëherë në zyrat e “FBI-së greke”. E gjithë nata kaloi në marrje në pyetje intensive, me sportisin që ka treguar se kishte mbledhur shumën e parave nga biznesmenë të ndryshëm në Atikë për t’ia transferuar ato një biznesmeni tjetër në Peloponez.

Autoritetet greke tani po kërkojnë përfituesin e dyshuar të parave në Peloponez, një person i cili, nëse ekziston, do t'i kërkohet të shpjegojë pse një shumë kaq kolosale po i arrinte nëpërmjet një atleti dhe brenda çantave të supermarketit.

Kampioni i xhudos u lirua me kusht, me detyrimin për të mos u larguar nga vendi dhe për të paraqitur dokumente ligjore që vërtetojnë se nga vinin paratë.

Hetuesit po shqyrtojnë tre skenarë kryesorë, që paratë të jenë produkt i një akti kriminal, që të jetë pastrim parash ose që çështja të përfshijë evazion fiskal në shkallë të gjerë. Asnjë nga të treja nuk përjashtohet dhe pika kyçe mbetet gjetja e biznesmenit në Greqinë jugore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)