Ish kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga policia e shtetit fqinj pasi dyshohet se ka përvetësuar 700 mijë euro nga fondet që ka dhënë UEFA.
NJOFTIMI:
Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim.
Arrestimi është kryer nga strukturat policore kundër krimit të organizuar, pasi dyshohet se shuma e marrë prej tij për ndërtimin e një tribune në një stadium të Ohrit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)