Një aksident i rëndë është regjistruar në juglindje të Bullgarisë, ku një autobus me shtetas ukrainas është përmbysur, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.
Sipas autoriteteve lokale, autobusi kishte ndaluar në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Më pas, mjeti ka lëvizur mbrapsht dhe është përmbysur. Në bord ndodheshin 39 persona, përfshirë 37 pasagjerë dhe dy shoferë, të gjithë shtetas ukrainas.
Gjashtë të plagosur janë transportuar në spitalet e Burgasit, ndërsa dhjetë të tjerë janë trajtuar në qendrën e urgjencës në Malo Tërnovo. Pjesa tjetër e pasagjerëve është strehuar përkohësisht në një qendër sociale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)