Policia e Tepelenës ka bërë të ditura detaje të reja në lidhje me ngjarjen e dy ditëve të parë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi mbetën të plagosur dy shtetas Xh.S. dhe L.Sh.
Sipas policisë, në magazinën ku ndodhi ngjarja, pranë banesës së shtetasit Xh.S. në fshatin Mamaj, u gjet një sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municioni luftarak, të cilat ai i mbante pa leje.
Për këtë arsye, 29 vjeçari tashmë është proceduar penalisht për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në ditën e ngjarjes dyshohet se një copë fitili u përfshi nga flakët aksidentalisht duke shpërthyer lëndën plasëse e cila la të plagosur dy shokët.
Fatmirësisht për ta më e keqja ka kaluar, por ende ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)