Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të akademikut dhe studiuesit të njohur shqiptar, Rexhep Qosja. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj e cilësoi një figurë të rrallë të kulturës shqiptare, duke theksuar kontributin e tij në mendimin dhe letërsinë kombëtare.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni... Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar”, shkruante Begaj në profilin zyrtar, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.
Edhe Kryeministri Edi Rama reagoi me një mesazh të shkurtër, ku e cilësoi akademikun si “shqiptar të mirë”, duke shprehur gjithashtu ngushëllime për familjen dhe miqtë. “Lamtumirë shqiptar i mirë. Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, shkruante Rama.
Akademiku Rexhep Qosja konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të studimeve letrare dhe mendimit kritik shqiptar. Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe në botën akademike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)