Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti me qira ditore.
Sipas Policisë së Tiranës, viktima është identifikuar me inicialet R. T., 28 vjeçe, dhe është gjetur në një banesë të marrë me qira në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Autoritetet dyshojnë se e reja mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)