Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes brenda tunelit të Llogarasë.
Sipas dëshmive nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një makinë tip BMW X6 dhe një Volvo.
Paraprakisht, raportohet se personat që kanë qenë në makinat e aksidentuara kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që për disa minuta është bllokuar dhe qarkullimi në të dy anët e tunelit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa dyshohet se shkak mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve brenda tunelit.
Shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)