Fieraku i dehur përplas makinën e policisë në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur përplasi makinën e policisë në Vlorë.

23.04.2026. 16:42

Fieraku i dehur përplas makinën e policisë në Vlorë

Një 41 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia e Vlorës pasi shkaktoi një aksident rrugor në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi A.R. teksa po drejtonte makinën e tij, humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë policie që ishte e parkuar në rrethrrotullimin e Skelës.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi A.R. e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Për këtë arsye u bë shoqërimi i tij në komisariat, teksa materialet i kaluar prokurorisë së Vlorës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)