Nga mbledhja e grupit parlamentar kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme që i cilësoi jetike për vendin.
Ai shtoi se sulmi brutal ndaj deputetëve tanë është një akt primitiv i Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë
"Së pari, dua të përshëndes edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që të premten e kaluar me pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen paqësore u bënë zëri i qytetarëve në Shqipëri, në Europë dhe në botë.
Një përshëndetje të veçantë kam për heronjtë e kësaj proteste, të cilët sot ndodhen në burgjet e narkodiktaturës dhe i garantoj ata se burgosja e tyre politike do kthehet në një ndëshkim të padiskutueshëm ndaj regjimit të Edi Ramës.
I përgëzoj për qëndrimin burrëror të pathyeshëm në qelitë e narkoshtetit dhe u shpreh edhe mirënjohjen dhe solidaritetin tonë të plotë.
Unë gjithashtu shpreh revoltën më të madhe, denoncimin më të ashpër për sulmin brutal që u bë ndaj deputetëve tanë në protestën e 17 prillit.
Sulm i planifikuar.
Sulm i organizuar në të cilin u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumba gome, pompa uji dhe shishe molotov.
Goditja e deputetëve, të cilët janë një faktor madhor në garantimin e karakterit paqësore të kryengritjes tonë, përbën aktin më primitiv të Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë.
Frikacak dhe i paburrë, gjen banditë me uniformë për të goditur deputetët e opozitës.
Të gjitha këto janë një detyrim i ri madhor i yni për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen tonë paqësore",
tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)