I përfshirë në skandalin e eskortave në Milano? Rafael Leao thyen heshtjen

Ylli portugez i kuqezinjeve publikoi versionin e tij mbi atë që ka ndodhur përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, duke mbrojtur veten. "Dua të sqaroj drejtpërdrejt se nuk kam dijeni për faktet nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim”, shkroi Leao.

23.04.2026. 18:09

I përfshirë në skandalin e eskortave në Milano? Rafael Leao thyen heshtjen

Disa orë pas zbulimit të skandalit në Serie A, ku përfshiheshin lojtarë në një rrjet eskortash, sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, vendosi të mbante një qëndrim mbi atë që u zbulua.

Ylli portugez i kuqezinjeve publikoi versionin e tij mbi atë që ka ndodhur përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, duke mbrojtur veten.

“Pasi emri im dhe ai i lojtarëve të tjerë u shfaqën në faqet e internetit, rrjetet sociale dhe gazetat në lidhje me një hetim nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, dua të sqaroj drejtpërdrejt se nuk kam dijeni për faktet nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim”, shkroi Leao.

Sipas tij çdo lajm që lidh emrin e Leaos me këtë skandal është i rremë.

“U kërkoj të gjithëve të shmangin lidhjen e emrit tim me këtë situatë në mënyrë arbitrare ose sipërfaqësore, pa marrë parasysh të vërtetën dhe respektin për privatësinë. Përpara se të jemi lojtarë, jemi njerëz me familje dhe reputacion. Prandaj, unë tashmë i kam dhënë udhëzime avokatit tim që të më mbrojë në çdo rast nga kushdo që vazhdon të përhapë lajme të rreme ose të dëmshme për reputacionin tim", tha asi portugez i Milanit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)