Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur në FIFA, pasi një i dërguar i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar që Italia të marrë vendin e Iranit në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të Financial Times, propozimi është bërë nga i dërguari special Paolo Zampolli, i cili ka deklaruar se ia ka paraqitur idenë si Trump-it ashtu edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. “Kam propozuar që Italia të zëvendësojë Iranin në Botëror. Është ëndrra ime të shoh Azzurrët në një turne të organizuar nga SHBA”, ka thënë ai.
Kjo nismë thuhet se lidhet edhe me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas tensioneve të fundit politike.
Italia dështoi të kualifikohej për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës, pas humbjes ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke shkaktuar zhgënjim të madh te tifozët.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë konfirmuar se janë të gatshme për pjesëmarrje dhe nuk ka asnjë sinjal për tërheqje. Deri tani, FIFA nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kësaj kërkese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)