Një sondazh i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se 50% e të rinjve britanikë të moshës 16 deri në 29 vjeç nuk do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre “në asnjë rrethanë”. Sipas studimit, vetëm 38% e të rinjve shprehen se do të luftonin për Britaninë “në disa rrethana”, duke treguar një rënie të ndjeshme të ndjenjës së patriotizmit krahasuar me brezat më të vjetër.
Sondazhi është porositur nga John Smith Centre pranë Universitetit të Glasgout dhe është publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph”. Aty theksohej një hendek i madh mes brezave në lidhje me identitetin kombëtar dhe krenarinë për shtetin.
Sipas Eddie Barnes nga John Smith Centre, të rinjtë po shtrojnë gjithnjë e më shpesh pyetjen: “Pse të luftoj për një vend që nuk lufton për ty?”. Studimi tregon gjithashtu një rënie të fortë të optimizmit tek brezi i ri.
Vetëm 36% e të rinjve besojnë se do të kenë një jetë më të mirë se prindërit e tyre, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 63%. Po ashtu, vetëm 25% e të anketuarve thonë se ndihen të trajtuar në mënyrë të drejtë nga sistemi politik britanik, që sipas ekspertëve reflekton rritjen e mosbesimit dhe pakënaqësisë tek brezi i ri ndaj institucioneve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)