Shkëndija elektrike në kondicioner, familja në Korçë shpëton për mrekulli pas zjarrit në banesë

Vetëm dëme të shumta materiale, familjarët që ndodheshin në apartament kanë arritur të dalin në kohë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

25.04.2026. 09:56

Shkëndija elektrike në kondicioner, familja në Korçë shpëton për mrekulli pas zjarrit në banesë

Një apartament në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të shtune, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një defekti elektrik në një kondicioner, çka ka bërë që zjarri të përhapet shpejt në ambientet e banesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse me dy mjete, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth. Familjarët që ndodheshin në apartament kanë arritur të dalin në kohë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e ngjarjes. Flakët janë shuar plotësisht dhe situata është normalizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)