Abakarov i sjell medaljen e argjendtë Shqipërisë në Europianin e Mundjes

Shqipëria ngjitet sërish në podiumin europian të mundjes falë paraqitjes së Zelimkhan Abakarov, i cili siguroi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në kryeqytet.

26.04.2026. 17:39

Në finalen e peshës 61 kilogramë, Abakarov u përball me kampionin rus Zavur Uguev, ku u mposht me rezultatin 4-0, duke u ndalur në hapin e fundit drejt medaljes së artë. Megjithatë, rrugëtimi i tij në këtë turne konsiderohet shumë pozitiv, duke treguar nivel të lartë dhe dominim në ndeshjet para finales.

Në fazat eliminatore, mundësi kuqezi kaloi bindshëm italianin Simone Pirodu me shifrat 12-2, ndërsa në çerekfinale mposhti gjermanin Niklas Steshele me rezultatin 6-2. Abakarov vijoi formën e mirë edhe në gjysmëfinale, ku dominoi ndaj azerbajxhanasit Novruzov me rezultatin e thellë 14-3.

32-vjeçari, me origjinë ruse, është shpallur kampion bote në vitin 2022 dhe ka fituar disa medalje në kampionate europiane, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e profilit të mundjes shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)