Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Sri Lankën, ku 22 murgj budistë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar pranë Kolombos, pasi u kapën me një sasi të madhe droge të fshehur në bagazhe.
Sipas autoriteteve doganore, murgjtë po ktheheshin nga një udhëtim katërditor në Tajlandë, kur u zbuluan me rreth 110 kilogramë kanabis të fortë, i njohur si “Kush”. Droga ishte fshehur në ndarje të posaçme në valixhe, ku secili prej tyre mbante rreth 5 kilogramë.
Zëdhënësi i doganës bëri të ditur se të arrestuarit janë kryesisht nxënës të rinj nga tempuj të ndryshëm, ndërsa udhëtimi i tyre ishte organizuar nga një biznesmen i paidentifikuar.
Të dyshuarit janë dorëzuar tek policia dhe pritet të dalin para gjykatës, ndërsa autoritetet e cilësojnë këtë si sekuestrimin më të madh të këtij lloji droge në aeroportin kryesor të vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)