Një situatë alarmi është regjistruar në aeroportin e Delhit, Indi, ku mbi 230 persona janë detyruar të evakuohen nga një avion i kompanisë Swiss Air pas një problemi teknik gjatë ngritjes.
Sipas raportimeve, avioni tip Airbus A330-343 pësoi një defekt në motor në momentet e para të nisjes, duke detyruar ekuipazhin të aktivizojë menjëherë procedurat e emergjencës. Shumica e pasagjerëve u larguan nga avioni përmes rrëshqitëseve të emergjencës.
Kompania ajrore konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se katër pasagjerë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një anëtar i ekuipazhit ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të defektit, ndërsa theksohet se reagimi i shpejtë i ekuipazhit shmangu pasoja më të rënda.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)